Gjiknurit nuk i dridhet qerpiku: Po na e dhatë edhe një herë votën, do të mbajmë premtimet e 2013-s! - Bota Sot
Gjiknurit nuk i dridhet qerpiku: Po na e dhatë edhe një herë votën, do të mbajmë premtimet e 2013-s!

Shqipëria

E diel, 25 qershor 2017

Gjiknurit nuk i dridhet qerpiku: Po na e dhatë edhe një herë votën, do të mbajmë premtimet e 2013-s!

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:03
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri

Dje ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në kuadër të fushatës elektorale për të cilën kryeministri Rama i ka urdhëruar të gjithë ministrat e tij të mos mungojnë në ekran asnjë ditë, organizoi një takim të hapur me gazetarët për të folur mbi sukseset e mëdha të sektorit energjetik në epokën e “Rilindjes”.

I pyetur nga media se përse nuk u përmbush premtimi për uljen e TVSH-së për energjinë në masën 6%, siç u premtua me të madhe gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 dhe u shkruar në programin elektoral të Partisë Socialiste, ministri deklaroi me qetësinë më të madhe, se rritja e çmimit të energjisë dhe operacioni për disiplinimin e pagesave ishte maksimumi që kjo qeveri mund të bënte për shqiptarët, në mandatin e parë.

“Nuk mundëm dot ta bënim në këtë mandat, kishte shumë probleme sektori i energjisë, mandatin tjetër do të shohim uljen e saj...”, tha Gjiknuri.

Por nuk është vetëm ky premtim për të cilin “Rilindja” dhe shefi i saj Rama duhet të japë llogari të paktën përpara “1 milion” shuplakave që mashtroi 4 vite më parë. Janë me dhjetëra e qindra mashtrimet që Rama i shiti atëherë si “mrekulli” të cilat do të realizoheshin, sapo shqiptarët ta votonin. Tani që ka ardhur koha që të përgjigjet se çfarë ka bërë për ti realizuar, kanë shpikur formulën e re; na duhen edhe 4 vite të tjera, prandaj na votoni.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test