Banorët e Fierit kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjet

Shqipëria

Banorët e Fierit kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjet

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:19
Protesta e banorëve

Banorët e Darëzezës, Hoxharës dhe Levanit në Fier janë hedhur sot në protestë, ndërsa kërkojnë dëmshpërblimin për përmbytjet që kanë ndodhur në vitin 2015.

Ata njëzëri kanë pohuar se pavarësisht dëme të mëdha që u shkaktuan në atë kohë nga përmbytjet, ata nuk morën asnjë dëmshpërblim.

“Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim. Kemi pësuar dëme të mëdha nga përmbytja”, thanë banorët. Në vitin 2015 shumë fshatra në Fier patën dëme të mëdha nga përmbytjet dhe vërshimi i lumenjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat