Meta në Vjenë: Reforma në Drejtësi do të rindërtojë gjithë sistemin

Shqipëria

Meta në Vjenë: Reforma në Drejtësi do të rindërtojë gjithë sistemin

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:43
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” në Vjenë.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se BE nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lagje, por duhet të jetë një rajon i mirë integruar në familjen europiane.

“Shqipëria mbështet plotësisht 3 prioritetet kyçe të Kryesisë Austriake të OSBE-së.

Situatën aktuale e sigurisë është e domosdoshme anëtarësimi i të gjithë Ballkanin. 

Dera e integrimit të mbetet e hapur për të gjithë rajonin.

Nisma e Procesit të Berlinit rigjallëroi lidhjet mes rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Ne jemi me fat që Austria i kupton tërësisht përfitimet pozitive të një axhendë europiane në rajonin tonë.

Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë europianë. Shqipëria po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian

Shqipëria është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend. Reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë.

 Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat