Mediu: Rama po shpërndan tapi si Enver Hoxha

Shqipëria

Mediu: Rama po shpërndan tapi si Enver Hoxha

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 12:44
?Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, e ka akuzuar kryeministrin se po shpërndan tapi si Enver Hoxha në kurriz të pronarëve të ligjshëm, për disa vota.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Mediu tha se “e ardhmja jonë kombëtare dhe e ardhmja e Shqipërisë ka dhjetra sfida dhe probleme. Problemi më i madh është këtu në qeverisjen e vendit, që nisi si një koalicion pazari. Kjo qeveri përpiqet të mohojë me arrogancë të pashoqe problemet e këtij vendi.

Kryeministri ynë si Enver Hoxha shpërndan tapi kur Gjykata e Strasburgut më shumë se një herë ka vlerësuar të drejtat e pronarëve shqiptarë dhe i ka bërë thirrje edhe dje se prona vlerësohet sipas vlerës së tregut dhe jo qejfit të qeverisë dhe të gjithë këto rëndojnë mbi ekonominë tonë duke e çuar në varfëri gjithnjë e më të madhe.

Nuk e dimë nëse ka qeveri në Tiranë, - nënvizoi Mediu në përfundim, - se kjo qeveri është gjithmonë në shëtitje: Njëhërë jashtë vendit dhe njëherë nëpër Shqipëri duke dhuruar ndonjë qingj e ndonjë lopë si në kohën e kooperativave.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat