INSTAT, serviset e makinave rrisin tarifat në janar

Shqipëria

INSTAT, serviset e makinave rrisin tarifat në janar

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:03
Ilustrim

Shërbimet e riparimit të automjeteve janë rritur ndjeshëm në muajin janar pas një rënie sistematike që kishin pësuar përgjatë vitit të 2016.

Sipas të dhënave të INSTAT në muajin janar 2017, çmimet e shërbimeve të riparimit të automjeteve pësuan një rritje 3.5 % në krahasim me vitin e kaluar.

Përgjatë gjithë vitit që shkoi çmimi i këtyre shërbimeve ishte në rënie. Burimet nga tregu pohojnë se rritja e çmimeve lidhet me disa faktorë, por ndër kryesorët janë rritja e pjesëve të çmimeve të pjesëve të këmbimit që importohen nga jashtë vendit.

Gjithashtu rritja gjithnjë e më shumë e numrit të makinave të vjetra në përdorim po ushtron presion mbi kërkesën e serviseve të automjeteve.

Një njësi e shitjeve me shumicë të pjesëve të këmbimit në Laprake pohoi se pa fitime të larta dy vitet e fundit teksa vendosi të hapte një servis të posaçëm për mjetet e rënda.  Fitimet nga shërbimet e servisit, pohuan ata, po mbulojnë humbjet nga rënia e shitjeve për shkak të krizës së viteve të fundit.

Përdorimi i makinave të vjetra është stimuluar fort vitet e fundit, kur qeveria para vitit 2013 hoqi tarifat doganore për importin e automjeteve. Për rrjedhojë mosha mesatare e përdorimit të makinave në vendin tonë është mbi 18 vjet, gati trefishi i moshës së përdorimit të automjeteve në BE dhe vjetërsia më të lartë në raport me vende të tjera të rajonit.

Mosha e vjetër e makinave e ka çuar në lulëzim serviset e automjeteve, të cilat nga ana tjetër duket se janë sektori më i pak i formalizuar në vend. Këto biznese janë në listën e bizneseve me riskoze përsa u përket pagesës së detyrimeve fiskale.

Duke marrë në konsideratë moshën e vjetërsisë së automjeteve, makinat në Shqipëri i përkasin standardit “Euro 1”. Për rrjedhojë ministria e Mjedisit ka iniciuar një nisme sipas të cilës makinat  e vjetra  të vendosin impiante që minimizojnë uljen e ndotjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat