“U nis vajza”, sms-ja e ish-komandos ditën e grabitjes në Rinas

Shqipëria

“U nis vajza”, sms-ja e ish-komandos ditën e grabitjes në Rinas

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:41
Gjykimi

Është dhënë  masa e sigurisë ‘arresti me burg’ për y nga autorët e dyshuar të grabitjeve të bankave Ernest Kupa dhe Neim Avdulaj.

Dy autorët e dyshuar si pjesë e bandës së grabitjes në Rinas mbërritën nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Tiranës.

Nga se bëhet e ditur, Neim Avdulaj ditën e grabitjes ka qenë i caktuar si vëzhgues pranë bankës së BKT, ku në momentin që partë kanë dalë nga banka ai ka informuar bashkëpunëtorët.  

“Vajza u nis” ishte mesazhi i Neim Avdulaj drejtuar grupit të grabitjes.

Kujtojmë, se 4 persona janë arrestuar 3 ditë më parë pas një operacion masiv, ndërsa dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të grabitjes të enjten e kaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat