Degjeneron parlamenti, Klosi e quan Blushin debil, kreu i LIBRA-s: Parazit i Vangjush Dakos

Shqipëria

Degjeneron parlamenti, Klosi e quan Blushin debil, kreu i LIBRA-s: Parazit i Vangjush Dakos

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi

Seanca e sotme plenare u rikthye sërish në fushë beteje mes ish- socialistit Ben Blushi dhe ministrave të Ramës.

Blushi akuzoi KQZ-në se është militante dhe duke akuzuar se udhëzimi nuk është i KQZ por është gatuar në zyrat e rilindjes me qëllim përjashtimin e LIBRA-s nga zgjedhjet.

“Denar Biba duhet ta kishte emrin Krenar Biba, Krenar që jam bibë. Duan të më heqin tani jo më me statut partie por me Kod Zgjedhor. A mund të ndryshojë Kodi Zgjedhor me një udhëzim të KQZ?!”, tha ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë nga vendi Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi.

“Ça thua more . Ça thua more debil”, i është drejtuar Klosi, Blushit.

 “Ju mendoni se Vangjush Dako është krenari se fundos 2000 vjet me 4 mln euro. Parazit, pusho ti parazit që paguhesh 1 mijë euro në muaj nga Vangjush Dako. Këta janë parazitët e Rilindjes. I kam sjellë vetë dhe më vjen keq, parazit. E kam gjetur duke punuar për Meksin në 1996, mblidhte letrat, e ngjita në kat të dytë këtë halabak, vartësin e Vangjush Dakos. Nuk ja vlen të nxehesh me këta parazitë, parazitin e Vangjush Dakos. Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit aty te rrënojat turke mos të hedh Vangjushi ndonjë kacidhe”,­ tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat