Këto janë emrat e anëtarëve të bandës shqiptare që shisnin drogë në kafenenë angleze

Shqipëria

Këto janë emrat e anëtarëve të bandës shqiptare që shisnin drogë në kafenenë angleze

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:54
Trafikuesit

4 shqiptarë dhe 2 afganë janë arrestuar mëngjesin e sotëm për krimin e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ata kishin gjashtë muaj që e ushtronin këtë aktivitet “nën dritën e diellit”, në kafenenë “Costa Coffe” pranë metrosë Ilford në Londrën lindore, një vendndodhje ideale për të shitur drogë.

Gjyqi u mbajt në gjykatën e Blackfriars Crown ku banda u akuzua për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike heroine, kokainë dhe kanabis sativa.

“Këta burra janë të përfshirë në aktin e shitjes së drogës dhe bënin atë haptazi “nën dritën e diellit”, u shpreh prokurori Martyn Bowyer për të pandehurit.

Banda i tërhiqte klientët e kafenesë në një tjetër vend dhe më pas u shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis. Shpesh ata përdornin biçikleta për të udhëtuar më shpejt për të marrë drogën, ndërkohë që e linin klientin të priste. Të pandehurit i mohuan akuzat, ndërkohë që disa prej tyre deklaruan se nuk ishin përfshirë në shitjen e drogës. Hetuesit e kanë patur të pamundur të zbulonin se kush i furnizonte ata me drogë.

Këta janë emrat e shqiptarëve të përfshirë:

Klevis Locaj, 20 vjeç

Edison Capa, 19 vjeç nga Ingrebourne Road, Rainham

Xhefri Keta, 30 vjeç nga Elderfield Road, Hackney

Ardit Isha, 20 vjeç nga Kensington Gardens, Ilford

Abdul Boota, 18 vjeç nga Fairlop Road, Leytonstone

Aleem Khan, 27 vjeç nga Kensington Gardens, Ilford.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat