Emigrimi në SHBA, lehtësohen procedurat

Shqipëria

Emigrimi në SHBA, lehtësohen procedurat

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 15:34
Ambasada e SHBA-se

Në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë publikohet një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza jo emigruese.

Sipas ambasadës, për këtë vizë nuk është e nevojshme përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dhe dokumentet mbi ushtrinë.

 “Sa bukur është të jesh në Tiranën plot diell ndërsa moti po ngrohet! Eh, është e këndshme për mua… por Kennyt të shkretë i mungon shoqja e re nga Gjirokastra– Tessi! I kam premtuar Kennyt që ne do ta vizitojmë atë shumë shpejt. 

Këshilla për ju mbi vizat këtë javë: nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentet mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese. Gjeni më shumë informacion këtu:http://photos.state.gov/libraries/albania/388734/documents/instr-iv-alb.pdf

Paçi një javë të këndshme!” -thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat