Noka: U ngrita të ndaloja ofendimet e koneve të krimit. I hodha rregulloren surratit

Shqipëria

Noka: U ngrita të ndaloja ofendimet e koneve të krimit. I hodha rregulloren surratit

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 16:38
Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka deklaron se ishte ngritur për të ndaluar ofendimet që bënin “konet e krimit” duke iu referuar  ndërhyrjeve që deputeti Erjon Braçe bënte gjatë kohës që Berisha fliste nga foltorja.

Noka: Ky është standardi i demokracisë së kësaj qeverie kriminale, ky është standardi që zbaton kjo bandë në vendin e quajtur Bandidistan. Unë reagova për të ndaluar fyerjet dhe fjalorin e rrugës që përdorin konet e krimit në Parlament. Unë nuk shava dhe nuk fyeva asnjë njeri, dhe që nuk godita asnjë njeri, u përjashtova. Ndërsa konet dhe baronët e krimit e kanë vendin aty.

Ky parlament dhe kjo qeveri nuk e meriton më të qëndrojë. Këtu vetëm parlamentarizëm nuk ka. Me një shumicë kartonësh, horrat e krimit i kërkojnë opozitës t’i mbyllin gojën. Goja  opozitës nuk do t’i mbyllet dhe më datë 18 do të jetë në shesh dhe do t’ua mbyll gojën këtyre horrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat