KLSH: Auditimet të thella për firmat, po shkatërrojnë vendburimet e naftës

Shqipëria

KLSH: Auditimet të thella për firmat, po shkatërrojnë vendburimet e naftës

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 20:34
Pammje nga takimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Auditime të thella do të nisin nga KLSH për firmat që operojnë në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit dhe përpunimin nga ana e tyre. Sipas kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj, ato po shkatërrojnë vendburimet duke i shpërdoruar ato. Shqetësimet dhe problematikat u ngritën gjatë takimit që kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, pati me Unionin e Punonjësve të Shqipërisë, ku u kërkua zgjidhje për 410 naftëtarët e larguar nga puna nga Albpetrol.

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të thellojë auditimet për firmat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e industrisë nxjerrëse të naftës dhe gazit, dhe përpunimin e tyre.

Kështu u shpreh kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, ku veçoi se janë evidentuar keqadministrime, shpërdorim dhe shkatërrime të qëllimshme të vendburimeve.

Problemet në këtë sektor u ngritën edhe nga sindikalistët në takimin që kreu i KLSH-së Leskaj zhvilloi me Unionin e Punonjësve të Shqipërisë.

Takimi u fokusua në kërkesën e sindikalistëve lidhur me pushimin nga puna të 410 naftëtarëve nga Kompania “Albpetrol”.

Inxhinieri Prof.Dr.Gjergji Foto, u shpreh se punonjësit e industrisë së naftës janë të shfrytëzuar, duke punuar për vite me radhë në kushte të vështira dhe aktualisht nuk po përfitojnë as dëmshpërblimin që u takon për largimin me pa të drejtë nga puna.

Unioni iu drejtua KLSH-së për zgjidhje të kësaj situate dhe Leskaj premtoi se insitucioni i drejtuar prej tij, do të trajtojë këto probleme të ngritura, duke i vlerësuar si një çështje me interes të lartë publik.

Leskaj rekomandoi se punonjësit e naftës kanë të drejtën e tyre të ndjekin këto çështje në rrugë ligjore, duke përdorur pa dyshim edhe zgjidhjet konkrete të propozuara nga KLSH.

Së fundimi Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për punonjësit e industrisë së naftës lidhur me kushtet e punës, sigurinë, shëndetin dhe trajtimin e veçantë në moshë pensioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat