Andi Bushati: Rama po mbulon me skela hekuri kryeministrinë

Shqipëria

Andi Bushati: Rama po mbulon me skela hekuri kryeministrinë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 21:38
Andi Bushati

Mbrëmjen e sotme para kryeministrisë po punohej deri vonë. Arsyen e zbulon analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit”. Sipas tij, një grup punëtorësh po vendosin skela hekuri në hyrje të selisë qeveritare dhe po mbulojnë me pëlhurë të zezë “veprat e artit” aq të dashura për kreun e qeverisë.

Por a është ky veprim frikë para protestës së 18 shkurtit të opozitës? Bushati thotë se nuk është i mirë me parashikime dhe se nuk ka arritur të parashikojë as degradimin e protestës së 21 Janar 2011-të.

“Nuk jam parashikues i mirë, edhe në 21 janar nuk e gjeta, i vlerësoj pak më seç duhet forcat politike. Por di që Edi Rama po mbulon me skela hekuri gjithë kryeministrinë dhe këtu duket se ka një frikë…”,- tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat