A do i 'zënë derën' Ramës protestuesit e PD?! Spahiu flet për zinxhirë....!

Shqipëria

A do i 'zënë derën' Ramës protestuesit e PD?! Spahiu flet për zinxhirë....!

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 23:10
Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi

Edhe pse më herët ka protestuar kundër Partisë Demokratike, të shtunën Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi do të jetë krah opozitës në protestën kundër qeverisë.

Spahiu nuk mjaftohet vetëm me pjesëmarrjen. Ai i ka të qarta propozimet e tij për protestën masive e cila është paralajmëruar të jetë paqësore.

Sipas Kreshnik Spahiut, duket ndjekur i njëjti skenar siç Aleanca Kuqezi bëri kundër Erion Veliaj, duke kyçur derën e Bashkisë së Tiranës. Veçse në këtë rast, Spahiu mendon se skenari duhet ndryshuar: Kryeministrisë duhet t’i vihet ‘dryni’ për një muaj. 

Po ashtu ai thotë se i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha që të bojkotojë zgjedhjet.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 12:0 të 18 shkurtit, por edhe pse zyrtarisht nga PD nuk është thënë asgjë, pritet që protesta të zgjasë me ditë.

“Mendoj se eksperimenti ndodhi para katër vitesh. AK mbushi të gjitha sheshet, kishte flamurë në çdo dritare. Por ç’ndodhi? AK doli kundër dy partive PS dhe PD, për thyerje establishmenti. Arsyeja që sot jemi me Bashën është se në themelet e demokracisë është votimi, ne i besojmë votën e popullit teknologjisë, numërimit elektronik. Një protestë e cila është trumbetuar me të madhe. Kemi një të shtunë me reshje dhe është krahasuar me Rumaninë. Kryeministri i Rumanisë u arrestua se ishte korruptuar me 51 mijë euro. Por nëse ka ndonjë person sot që beson se Rama është i korruptuar me më pak se 51 mijë euro, kjo është absurde. Unë i kam thënë Bashës mos të marrim pjesë në zgjedhje. Para 1 viti patëm një eksperiencë të suksesshme kur mbyllëm Veliajn si zog në kafaz me zinxhirë. Kështu të bëjmë dhe me Ramën, mos ta lëmë të hyjë në kryeministri për 1 muaj pasi s’ka punuar 4 vjet. Ftoj demokratët jo 30 minuta, por 30 ditë ta mbyllim kryeministrinë me zinxhirë. Do jem protestuesi i fundit që largohem nga sheshi, nëse më braktis populli, do iki dhe unë”, - tha Spahiu në emisionin “Të paekspozuarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat