Sekuestrohet tokë në Vuno dhe Jalë; një i arrestuar

Shqipëria

Sekuestrohet tokë në Vuno dhe Jalë; një i arrestuar

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 09:07
Ilustrim

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “JALA”, duke sekuestruar një sipërfaqe toke në fshatin Vuno dhe Jalë.

Është arrestuar shtetasi Murat Hysenaj, 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Falsifikimi i dokumentave” dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë (Bashkia Himarë), që është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave. 

Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 1.7 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat