Sot në vitin e nëntë të pavarësisë së Kosovës, të dytën ditë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, dua të uroj nga zemra vëllezërit dhe motrat e Kosovë, tha sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në Facebook, Basha në vijim, shkruan : “Nëntë vite të pavarësisë së Kosovës nuk kanë qenë vite të lehta. Vështirësi të shumta kanë sfiduar udhën e saj drejt projektit të shtet-formimit. Por pjekuria e durimi,forca e mençuria,besimi i pashterë të liria, respekti fisnik ndaj tipareve më të vyera kombëtare me të cilat ju të dashur vëllezer dhe motra keni përballuar këto sfida do të shkruhen në faqen e krenarisë sonë kombëtare”.
Më tej, Basha shprehet se “Të dashur vellëzer e motra të Kosovës. Çdo sukses i juaji është sukses i ynë, çdo hap i juaji përpara na rrit dhe ne, çdo dhimbje lëndon njësoj. Rruga që kemi përpara është ende e mbushur me sfida. Realizimi i aspirates tonë kërkon ende sprova e pas çdo sprove rritet qartësia dhe vizioni se jemi në rrugën dhe anën e drejte të historisë”.
“Në këtë ditë të pervjetorit të nënte të pavarësisë me lejoni që bashkë me urimet e gëzimin të ndaj me ju një premtim, se çdo ore, çdo ditë e jetës dhe e punës time, sot në krye të opozitës e neser në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh, busulla orientuese me e qartë, energjia qe do te ushqeje cdo hap tonin përpara. Ne do te jemi bashkë ne ketë rrugëtim, se bashku do tia dalim. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!”, shkruan Basha.