Beqaj: Do rrisim pagat për mjekët roje e personelin e urgjencave kardiake

Shqipëria

Beqaj: Do rrisim pagat për mjekët roje e personelin e urgjencave kardiake

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 11:54
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se rritja e pagave për mjekët është domosdoshmëri.

Gjatë një fjale të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Punës, Beqaj ka deklaruar se pagat për mjekët roje dyfishohen, ndërsa rriten me 25% pagat për personalin e urgjencave kardiake, cerebrale-vaskulare.

Ministri tha se është rreth 14 miliardë lekë kostoja e rritjes së pagave për këtë sektor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat