KLD kundër Fatmir Xhafës: Kemi respektuar ligjin, lista e gjyqtarëve është transparente

Shqipëria

KLD kundër Fatmir Xhafës: Kemi respektuar ligjin, lista e gjyqtarëve është transparente

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Përmes një letre drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në lidhje me pretendimet e kreut socialist të Komisionit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj sa i përket përzgjedhjes së kandidaturave të gjyqtarëve për shortin e anëtarët të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar pretendimet e Fatmir Xhafës.

Në letër thuhet se është respektuar pikë për pikë ligji sa i përket përzgjedhjes së kandidaturave.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë thekson se lista është hartuar me transparencë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar të gjithë të dhënat personale.

 KLD thekson se lista i është dërguar Kuvendit në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. KLD thekson se mungesa e respektit institucional pengon zbatimin e reformës, ndërsa institucioni udhëhiqet vetëm nga korrektesa, transparenca dhe respektimi i ligjit, ndërsa KLD nuk interpreton por zbaton në mënyre strikte dhe rigoroze Kushtetutën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat