KQZ diskutim mbi regjistrimin e partisë së Ben Blushit 'LIBRA'

Shqipëria

KQZ diskutim mbi regjistrimin e partisë së Ben Blushit 'LIBRA'

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 13:06
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar për udhëzimin për regjistrimin e partive politike në zgjedhje, nisur nga debati për LIBRA-n.
 
Përfaqësuesi i administratës së KQZ u shpreh se "Ajo është një parti që ka deklaruar se ka dy deputetë në Kuvend. Në kërkesën që ka bërë kjo parti kërkon që të dijë nëse ka nevojë që të mbledhë firma për regjistrimin.
 
Për regjistrimin e një partie në zgjedhje duhen 5 mijë firma në rast se partia nuk ka deputetë në Kuvend, por 'LIBRA' ka dy përfaqësues Ben Blushin dhe Hafizin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat