Publikohet fotografia e grabitësit të 6 të bankës, ja kush është Jetmir Çerpja

Shqipëria

Publikohet fotografia e grabitësit të 6 të bankës, ja kush është Jetmir Çerpja

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 16:43
Grabitja në Rinas

Ky është Jetmir Çerpja i njohur edhe me emrin Admir, që tashmë është shpallur në kërkim, si njëri nga grabitësit e makinave të bankës në rrugën Qafë Kashar – Rinas.

Media ka siguruar foton e tij të fundit, të cilën policia e ka shpërndarë në të gjitha komisariatet e vendit dhe në pikat e kalimit kufitare. Për gjetjen e tij, policia po vazhdon operacionet e kërkimit në zonën e Dibrës, ku mendohet se është larguar pas grabitjes së ndodhur mesditën e 9 shkurtit. 

Për këtë ngjarje dhe atë të ndodhur në dhjetor të vitit 2015, policia ka shpall në kërkim edhe të arratisurin nga burgu i Trikallas në Greqi, shtetasin Admir Murataj, që dyshohet si kreu i bandës së grabitësve të bankave. 

NGa ana tjetër, Prokuroria e Tiranës, pas veprimeve të para hetimore në zbardhjen dhe dokumentimin e dy grabitjeve, ka vendosur delegimin e çështjes për vazhdim hetimesh pranë Prokurorisë për krime të Rënda. Me arsyetimin se ka element të arsyeshëm, se të dyshuarit kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas, ku mendohet se janë grabitur rreth 7 milionë euro.

Sipas akuzës, nga hetimet paraprake thuhet se Neim Avdulaj është personi që ka bërë ndërmjetësimin mes informatorëve dhe grabitësve të bankës. Në dosje thuhet se dy informatorët Fatjon Xhyliu e Ditjon Memlika e njoftonin të dyshuarin Avdulaj për transportin e mjeteve me para drejt Rinasit. Më pas, Avdulaj mbante kontakt me të dyshuarit Admir Murataj e Jetmir Çerpija, të cilët kishin gjetur edhe personat që kryenin grabitjen. 

Në dosjen e akuzës, thuhet se Admir Murataj dhe Ernest Kupa dyshohet se kanë marr pjesë në dy rastet e grabitjes së mjeteve të bankës. Për të shpallurin në kërkim Jetmir Çerpija, prokuroria dyshon se ka marr pjesë vetëm në grabitjen e datës 9 shkurt të këtij viti së bashku me Murataj dhe Kupën. Por në pamjet filmike, të regjistruara gjatë grabitjes së fundit, dyshohet se janë disa persona, që për hetuesit ende nuk janë identifikuar. 

Nga ana tjetër, dyshuarit Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Fatjon Xhyliu, sipas akuzës, kanë kryer detyrat e vëzhgimit dhe dhënies së informacionit për grabitësit si dhe më pas, kanë ndarë parat mes tyre. 

Sipas akuzës, ish-efektivi i forcave komando Neim Avdulaj, thuhet në materialin e siguruar nga abc neës, për grabitjen e dhjetorit 2015 ka marr 5 çanta shpine të mbushuara me para, në formë dëmshpërblimi për dhënin e informacionit. Para që rezultuan të ishin 560 mijë paund dhe 215 mijë dollar amerikane, që më pas ia ka shpërndarë në mënyrë të barabartë për Ditjon Memlikën, Fatjon Xhyliun dhe të shpallurin në kërkim Jetmir Çerpija.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat