Afera e CEZ/ Mazhoranca tenton bllokimin e komisionit, mungojnë socialistët

Shqipëria

Afera e CEZ/ Mazhoranca tenton bllokimin e komisionit, mungojnë socialistët

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 18:01
Pamje nga Komisioni CEZ

Mazhoranca vazhdon përpjekjet për të bllokuar komisionin e opozitës që heton aferën 600 milionë Euro të CEZ me qeverinë Rama.

Gjatë mbledhjeve të mëparshme, përmes manovrave të ndryshme, Avokatja e Shtetit Alma Hiçka ka shmangur dëshminë e saj në këtë komision.

Ndërkohë që në mbledhjen e sotme u detyrua të paraqitej në të kundërt do të shoqërohe me forcë, deputetët e mazhorancës gjetën një tjetër manovër për të shmangur dëshminë e avokates.

Asnjë prej tyre nuk u paraqit në mbledhjen e sotme të komisionit, përveç deputetëve të opozitës, duke bërë që seanca të shtyhej për javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat