Çertifikohen edhe 42 profesionistë të tjerë në trajtimin e autizmit

Shqipëria

Çertifikohen edhe 42 profesionistë të tjerë në trajtimin e autizmit

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 20:23
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë çertifikoi sot edhe 42 profesionistë

Vazhdon misioni i përgatitjes së kapaciteteve njerëzore në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë çertifikoi sot edhe 42 profesionistë, të cilët u trajnuan gjatë vitit 2016 në dy kurse kualifikimi. Ata vinin nga Kosova, Maqedonia dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Ky çertifikim i dedikohet kualifikimit të dijeve për një periudhë tre mujore studimore në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë për një nga metodat më të avantazhuara sot në trajtimin e Autizmin, metoda ABA, ose siç njihet ndryshe, analiza e sjelljes së aplikuar), si mjet për të përmirësuar aftësi të caktuara te fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit (CSA).

Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave asistoi drejtuesja e Fondacionit Liri Berisha, drejtuesi shkencor i qendrave të autizmit, Ariel Çomo si dhe drejtuesja e ekipit të profesionistëve Juliana Esaj.

Dr.Liri Berisha e vlerësoi këtë proces një fat të madh për fëmijët me autizëm, pasi falë formimit të më shumë profesionistëve shtohen edhe mundësitë e trajtimit terapeutik për fëmijët me këtë çregullim.
Ajo e vlerësoi bashkëpunimin e fondacionit me ministrinë e Shëndetësisë dhe ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale si tejet të rëndësishëm, pasi i jep seriozitetin e duhur këtyre çertifikatave. Duke i uruar suksese në misionet e tyre, Dr. Liri Berisha premtoi vazhdimësi në bashkëpunim për çdo nevojë profesionale që ata do të kenë.

Dr.Ariel Çomo mori mendime të ndryshme nga profesionistët në lidhje me perfeksionimin e këtyre trajnimeve nisur nga eksperiencat dhe realiteti i tyre profesional.

Nga kjo nisëm përfituan edhe disa profesionistë që filluan menjëherë punë si terapistë në qendrën e hapur vitin e kaluar në Prishtinë dhe Prizren.

Fondacioni Fëmijët Shqiptar asistoi në formim profesional edhe ekipin e qendrës së Korçës.

Të çertifikuarit, përveç metodës ABA, njohin tashmë edhe Programin Edukativ Individual (IEP) dhe instrumentat vlerësues për të identifikuar dhe analizuar Sjelljet Problematike të paraqitura tek fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat