Arrestohet i kërkuari për super-grabitjen në Rinas

Shqipëria

Arrestohet i kërkuari për super-grabitjen në Rinas

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:45
Admir (Jetmir) Çerpja

Policia ka vënë në pranga Admir (Jetmir) Çerpja, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen spektakolare të ndodhur më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit, por edhe atë të 3 dhjetorit të 2015-ës.

Prej ditësh policia ndodhej në një operacion të gjerë për arrestimin e tij në Dibër. Ashtu sikundër policia po kërkon në aksione masive, autorin tjetër të grabitjeve, që konsiderohet edhe si “koka” e bandës, Admir Murataj.

Media mëson se Cerpja u arrestua në zonën e Dibrës dhe tashmë do të transferohet në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në pranga për grabitjet e bujshme të parave të bankave që transportoheshin me makina blind drejt aeroportit të Rinasit, janë Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa. 

Vetëm ky i fundit nuk ka pranuar autorësinë, ndërsa prokuroria ka zbërthyer edhe rolet e tyre në grabitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat