Blindohet Tirana, 2000 forca policie në terren. RENEA merr në mbrojtje Kryeministrinë

Shqipëria

Blindohet Tirana, 2000 forca policie në terren. RENEA merr në mbrojtje Kryeministrinë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 10:51
ilustrim

Protesta e Partisë Demokratike që pritet të nisë në orën 12:00 ka mobilizuar Policinë e Shtetit.

Nga të dhënat paraprake është bërë me dije se rreth 2000 forca policie pritet të pozicionohen në pika të ndryshme në kryeqytet, të mbledhura nga gjithë komisariatet: Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mësohet se Kryeministria është blinduar nga forcat RENEA, ku disa prej tyre janë vënë re edhe në taracën e institucionit tek mbikqyrin situatën.

Referuar pamjeve të publikuara në media gjatë mëngjesit të ditës së sotme, janë parë, shumë forca policie të pozicionuara pas Kryeministrisë dhe shumë pranë Piramidës.

Në pritje të protestuesve dhe kreut të PD-së është përgatitur një podium, ku pas tij qëndron dhe motoja e protestës “Të ngrihemi sëbashu”, pas të cilit qëndron një flamur gjigant kuq e zi.

Burime nga policia, ditën e djeshme, bënë me dije se mund të ekzistojë një skenar për të provokuar forcat e rendit dhe të ketë përplasje.

Por një gjë e tillë, menjëherë, është hedhur poshtë nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Megjithatë, masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat