Policia blindon kryeministrinë, por ky burrë ngjitur me godinën ka tërhequr shumë vëmendje

Shqipëria

Policia blindon kryeministrinë, por ky burrë ngjitur me godinën ka tërhequr shumë vëmendje

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 12:11
Plaku

Ndërsa shumica ditën e sotme e kanë mendjen te protesta dhe ajo çfarë pritet të ndodhë sot, ka edhe nga ata të tjerë për të cilët është thjesht një ditë normale.

Kryeministria është rrethuar e gjitha me forca të shumta policie e deri këtu nuk ka asgjë interesante. Ajo që ka tërhequr shumë vëmendje, është një burrë me qeleshe afër kryeministrisë, i cili i bie fyellit për qejfin e vet, pa u shqetësuar aspak se çfarë ndodh rreth tij.

Le të jenë mijëra forca policie në terren, ky burrë nuk e ndal muzikën që lëshon me fyellin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat