Ristani nuk i trembet procedimit të policisë: Ta rrëzojmë me forcë Ramën!

Shqipëria

Ristani nuk i trembet procedimit të policisë: Ta rrëzojmë me forcë Ramën!

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:44
Arben Ristanin

Për një nga organizatorët e protestës së sotme të PD, të paktën në rrugë zyrtare, Arben Ristanin, nuk ka rëndësi nëse Policia e Shtetit e procedon për shkeljen e orarit zyrtar të tubimit.

I pyetur nga gazetarët, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se ajo që ka rëndësi është që qytetarëve t’u jepen zgjedhje të lira.

Por sipas Ristanit, vendi nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Ramën Kryeministër. Ndaj për Sekretarin e PD, zgjidhja e vetme mbetet rrëzimi me forcë i tij.

“Këto janë gjëra të parëndësishme. E rëndësishme është që qytetarëve t’u jepen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira dhe ashtu do të vijë sërish. Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Nëse Rama nuk ikën vetë, do ta largojmë me forcë. Me këtë nënkuptoj forcën e protestës së PD.” tha Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat