Basha: Kjo është Shqipëria evropiane, kjo është fitorja juaj

Shqipëria

Basha: Kjo është Shqipëria evropiane, kjo është fitorja juaj

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:06
?Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestë, e cila është ende duke vazhduar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve. Ne sot treguam fytyrën e vërtetë të lirisë, të Shqipërisë europiane.

Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush. Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj. Ne ngrihemi bashkë. Ne fitojmë bashkë. Shqipëria fiton me ne. #NgrihemiBashkë”, shkruan Basha në Facebook.

Ndërkohë, gjatë një prononcimi në shesh për mediat, Basha theksoi se zgjidhja e vetme është krijimi i një qeverie teknike.

“Një Kryeministër që është bashkë me “Eskobarët e Ballkanit”, ne jemi më afër se kurrë kolapsit total të institucioneve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhja”, u shpreh Basha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat