Ben Blushi takon grevistët në Zharrëz

Shqipëria

Ben Blushi takon grevistët në Zharrëz

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 17:49
?Deputeti dhe kreu i partisë LIBRA Ben Blushi në Fier

Deputeti dhe kreu i partisë LIBRA Ben Blushi këtë të shtunë ka shkuar në Fier, ku ka parë nga afër gjendjen e grevistëve në Zharrëz.

Sikurse mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, deputeti Blushi ka komunikuar me grevistët të cilët prej më shumë se një jave janë futur në grevë urie. Shëndeti i tyre është përkeqësuar, ndërkohë që nga qeveria nuk ka asnjë reagim për këtë situatë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Banorët e Zharrzës kërkojnë dëmshpërblim për dëmet që kanë pësuar në banesa nga tërmetet artificiale të shkaktuara nga kompania e naftës “Bankers Petroleum”. Ndërkohë, në Tiranë opozita vazhdon protestën para godinës së Kryeministrisë, para se cilës janë ngritur çadrat e protestuesve.

Edhe pse i larguar nga PS dhe tani në opozitë, Blushi kishte deklaruar se nuk do t'i bashkohej protestës së sotme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat