Patozi: Po kërkojmë parandalimin e vjedhjes së zgjedhjeve, Rama të zbatojë rregullat e lojës

Shqipëria

Patozi: Po kërkojmë parandalimin e vjedhjes së zgjedhjeve, Rama të zbatojë rregullat e lojës

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 19:30
Astrit Patozi ne proteste

Nga sheshi ku po protestojnë që prej mesditës së sotme, deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka deklaruar se veprimi i opozitarëve sot është një shenjë për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai nuk ka mohuar skenarin për të hyrë në grevë urie, por ka shtuar në të njëjtën kohë se kjo do të zgjasë disa ditë. Për Patozin gjithçka ndërpritet vetëm në rast se qeveria do të marrë parasysh kërkesat e opozitës.

“Në po kërkojmë parandalimin e vrasjes së zgjedhjeve që nëse kjo pritet të nuk do arrijë, zgjedhjet do të vidhen dhe ne nuk do ta ndalojmë qeverinë. Çdo protestë është simbolike, asnjë protestë nuk mundtë fokusojë në një qytet atë çfarë ka mbrapa. Kjo është simbolike sepse përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Ka një mendim të qeverisë për ta interpretuar si vjedhje të pushtetin në tavolinë, por nuk kemi këtë qëllim. Do isha unë i pari që do ta refuzoja pushtetin e Lulzim Bashës. PD kërkon rregulla loje. Kërkojmë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka vetëm një qëllim final, të parandalojë vjedhjet e zgjedhjeve. Është i vetmi instrument që i ka mbetur në dorë opozitës”, tha Patozi.

Ndër të tjera ai foli edhe për skenarin e mundësisë për një grevë urie.

“Nuk mund të flas për skenarë, sot është dita e parë e protestës, por uroi që qeveria të gjejë një rrugë që kjo protestë të mos zgjatet. Çdo skenar është i mundshëm, por nuk besoi se është forma që do ta vendosë suksesin apo mos suksesin e kësaj proteste. Ky kryeministër që është në pakicë edhe brenda qeverisë së tij, ai është në pakicë edhe në mazhorancën e vetë”, tha ai, duke shtuar se nuk pret as kritika dhe as sygjerime nga LSI-ja për këtë protestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat