Dule ka një mesazh për LSI-në nga protesta e opozitës

Shqipëria

Dule ka një mesazh për LSI-në nga protesta e opozitës

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 20:09
Kryetari dhe deputeti i PBDNJ Vangjel Dule

Kryetari dhe deputeti i PBDNJ Vangjel Dule, i ka dërguar një mesazh Lëvizjes Socialiste për Integrim, pikërisht nga çadra e opozitës që është ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.

Dule tha se LSI duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me Ramën në qeveri, duke pasur parasysh protestën e sotme ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Sipas tij, LSI nuk duhet të përdoret nga Kryeministri për interesat e tij, por duhet të dalë nga koalicioni dhe të krijohet një qeveri teknike.

“Kemi një motiv që ka sjellë gjithë këta qytetarë. Është motivi i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

U drejtohem kolegëve të PS se kur bëhet fjalë për zgjedhje, nuk mund të ketë standarde të dyfishta dhe nuk mund të kuptohen ata sot me heshtjen e tyre. Zgjedhjet e 2015 ishin të standardeve më të ulëta. Heshtja e tyre dëshmon fajësi. Qeveria teknike nuk është tashmë një dëshirë, është domosdoshmëri në kushtet kur asnjë nuk beson më.

Natyrisht që nuk mund të realizohet në parlament në raportet aktuale. Është LSI që unë besoj se nuk mund të komprometohen kaq rëndë për interesat e z.Rama. Por është tashmë shoqëria që nuk mund të pranojë t’i refuzohet fjala. Nuk mund të merremi me LSI, është në të drejtën e tyre që të marrin vendimin që mendojnë se është në interes të shoqërisë. Lëvizjes popullore nuk mund t’i dali kundër asnjë forcë politike”, u shpreh deputeti Vangjel Dule.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat