Ish-ministri i LSI-së: Protesta e opozitës e ka arritur qëllimin e saj

Shqipëria

Ish-ministri i LSI-së: Protesta e opozitës e ka arritur qëllimin e saj

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:10
Protesta e sotme e PD-së

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë natës.

Manjani e konsideroi legjitime protestën e opozitës.

“Ajo që është e rëndësishme, protesta e opozitës e arriti qëllimin e saj. Është vënë në axhendën politike çështja e besueshmërisë së zgjedhjeve dhe meriton diskutim shumë të gjerë”, u shpreh Ylli Manjani.

Ish-ministri i LSI deklaroi gjithashtu se mbetet për t’i diskutuar në lidhje me krijimin e një qeverie teknike, pasi siç tha ai, në politikë çdo gjë negociohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat