Gafa e deputetes demokrate, ja si e quan bashkëshorten e Bashës!

Shqipëria

Gafa e deputetes demokrate, ja si e quan bashkëshorten e Bashës!

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 21:57
Deputetët e Partisë Demokratike

Deputetët e Partisë Demokratike, vijojnë të qëndrojnë në çadrën që është ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Teksa po dëgjoj ë këngë popullore apo dhe të rrymave të ndryshme, nuk kanë munguar as fotot me kreun e të djathtëve, Lulzim Bashën dhe me bashkëshorten e tij, Aurelën. Në fakt nëse Basha po synon që të jetë kryeministër i Shqipërisë , bashkëshortja e tij nuk  mund të jetë zonja e parë, pasi ky post do të ishte për të nëse Basha do të ketë si synim postin e presidentit të vendit. Kjo le të themi është edhe ‘gafa’ e deputetes së PD-së, Albina Deda, e cila e entuziazmuar nga një foto që ka bërë me bashkëshorten e Bashës thotë se kjo do të jetë zonja e parë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat