Berisha replikon me komentuesit: Rama u fsheh në malet e Sharrit, do iu lërë me gisht në gojë

Shqipëria

Berisha replikon me komentuesit: Rama u fsheh në malet e Sharrit, do iu lërë me gisht në gojë

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 22:08
Ish kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Nuk ndodh shpesh që ish kryeministri Sali Berisha, të replikojë me komentuesit në profilin e tij në Facebook.

Por sot në fakt, përveçse ka tërhequr vëmendje me replikat me komentuesit dhe mesazhet e forta politike që ka dhënë, Berisha ka çuditur kur këtë e ka bërë me një  foto të Lulzim Bashës. Është pikërisht kjo foto gjatë kohës kur Basha po fliste në podium, që Berisha të shpërthejë në akuza dhe deklarata të forta për kreun e qeverisë,  Edi Ramën. 

“Eduard lajmi esh se kërcen Rama nga sevdaja, ju ju la fejsbukun vet i a mbathi dhe u fsheh ne malet e Sharrit e ju la si qyqare te gjithe ju siçilistve. Pra lajmi esht se vazhdoni ju te mbroni sa te doni por ai do te i a mbathe e te ju lere me gisht ne goje!”, i shkruan Berisha një komentuesi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat