Atmosfera në çadrat e PD këngë për Bashën e valle popullore

Shqipëria

Atmosfera në çadrat e PD këngë për Bashën e valle popullore

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 23:20
Atmosfera në çadrat e PD

Valle popullore dhe këngë për Luzim Bashën, është kjo atmosfera në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.
 
Të rinjtë e FRPD-së kanë nisur që prej mesditës së kësaj të shtune një protestë maratonë për zgjedhje të lira.
 
Gjatë mbrëmjes, tenda e FRPD u vizitua nga kryetari demokrat dhe deputetë të grupit parlamentar.
 
Edhe pse kushtet e motit s'kanë qenë favorizuese, atmosfera brenda çadrës duket optimiste. Protestuesit i kanë kushtuar dhe një këngë kryetarit të PD, Basha, ndërsa nuk mungojnë as ritmet e muzikës popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat