PD: Protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Shqipëria

PD: Protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 08:17
Protesta

(E plotësuar) - Partia Demokratike sapo ka përfunduar mbledhjen e kryesisë së saj, ku objekti kryesor i saj është protesta dhe hapat që do ndërmerren nga opozita.

Burime nga selia bëjnë me dije se të gjithë deputetët kanë qënë dakord për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD.

Basha falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë.

Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të diskutohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë.

Nuk ka pasur qëndrim për radikalizim deri në grevë të qëndrimit të tyre në protestë. Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj.

Kjo pasi sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve.

Basha: Ndërkombëtarët na mbështesin, nga ky shesh do shpallim fitoren (Drejtpërdrejt)

Kryetari i PD, Lulzim Basha në ditën e dytë të protestës foli nga çadra e ngritur përpara kryeministri. Ai tha se kauza e tyre është e drejtë dhe mbështetja ndërkombëtare po rritet. 

Basha tha se nga “sheshi i lirisë”, siç është pagëzuar tashmë nga protestuesit do të shpallet fitorja e demokracisë së vërtetë, dhe do të rrëzohet demokracia fasadë e kryeministrit Rama. 

Basha: Të gjithë qytetarëve që na u bashkuan dje në protestën më madhështore që ka njohur ky vend në këtë shesh, që e keni pakëzuar si sheshin e lirisë

Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë po rrriten për kërkesën tonë të drejtë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje me një qveri që do garantojë votën e lirë të qytetarëve

fitorja do të jetë fitorja juaj dhe e çdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e Bashës apo të PD ne jemi këtu për kauzën e çdo shqiptari, për kauzën e fëmijëve shqiptarë, kjo i ka dhëhën kauzës tonë një forcë.

Ne jemi në hapësirën e parë të lirisë tonë, ku qytetarët nuk kanë frikë të thonë të vërtetën, ku hallet dhe problemet tuaja do ti shtroni për ditë dhe pa frikë. Ky është sheshi nga ne nisim projektin tonë, pushtetin e qytetarëve.

Përballë nesh kemi një fasadë, një fasadë nga mjeshtri i fasadave. Fasada dhe bojë përpara, rrumujë dhe kaos nga prapa

Nuk ka kthim pas, ka vetëm ecje para drejt demokracisë. Në këtë beteje ne po krijojmë që siot nga ky shtet tiparet e asaj që ëndërrojmë për nesër. Nga ky shesh çdo shqiptar, do të mund të vijë këtu dhe hall ii saj nuk do jetë i harruar por do dëgjiohet nga ky shesh dhe nga gjithë Shqipëria, ky ëshesh është fundi i demokracisë fasadë dhe fillimi i demokracisë së vërtetë.

Dua të përshëndes gazetarët operatorët që janë pjesë e kauzës së madheve të mediave të vërteta dhe jo atyre fasadë. Këtu nga ky shesh cdo kush do mund të flasë për hallin e vet. Të gjithë do kenë mundësinë të flasin dhe të dëgjohen. Në këtë kuvend të lirisë

Ne këtu do të flasim jo vetëm për problemet, por edhe për ëndrrat. Dje morëm vendimin e madhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën.

Dita e dytë sapo ka nisur, mbështetja dhe besimi juaj janë garancia se fitorja po  vjen dhe fitorja do të jetë e Shqipërisë.

Ketu në këtë shesh kemi ardhur, këtu do qëndrojmë dhe këtu nga ky shesh do shpallin fitoren e demokracisë së re.

Nën tendat gjigante, protestuesit në ditën e dytë para Kryeministrisë

Sheshi para Kryeministrisë edhe këtë mëngjes është zgjuar nga protestuesit të cilët kanë kaluar natën e parë në çadër. Në këtë moment protestuesve u është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili është rikthyer aty pas largimit prej disa orës. Siç vërehet edhe këtë mëngjes, numri i protestuesve përpara kryeministrisë është i lartë, ndërkohë që Basha i ka takuar dhe falenderuar për qëndresën. Nuk dihet nëse do ketë një fjalim nga z. Basha apo do të ketë thjesht një vazhdimësi të qëndresës para kryeministrisë. Këtë mëngjes Basha nuk ka qenë vetëm, por është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe uljes së temperaturave rreth 1000 protestues të Partisë Demokratike kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në shesh.

Gjatë natës në tendën gjigante të ngritur para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit protestuesit kanë festuar me muzikë shqiptare, ndërsa nuk iu ka munguar dhe ushqimi.

Protestuesit të drejtuar nga opozita thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme” – deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën.

Ai kërkoi qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Forcat e rendit kanë marrë një seri masash për të siguruar protestën e opozitës dhe deri tani asnjë incident apo konfrontim nuk ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat