Bumçi: Rama të largohet në mënyrë paqësore

Shqipëria

Bumçi: Rama të largohet në mënyrë paqësore

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:04
Deputeti i PD, Aldo Bumçi

Deputeti i PD, Aldo Bumçi kërkoi nga kryeministri Rama të krijojë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të evitojë tensionet dhe trazirat.

Në një intervistë për Ora News, Bumçi tha se Rama e ka humbur legjitimitetin e tij si kryeministër.

Bumçi: Ne jemi të vendosur për këtë beteje. Ka vetëm një zgjidhje, e di që është e vështirë, Kryeministri ka në dorë një akt të krijojë kushte për zgjedhje të lira duke i hapur rrugë qeverisë teknike dhe të evitojë tensionet trazirat, sepse ai nuk do qëndrojë dot një ditë të vetme pa legjitimitet, asnjë ditë të vetme.

Ky kryeministër ka konsumuar mandatin e tij 4 vjecar, askush nuk e mohoi legjitimitetin e tij në 2013, ne njohëm legjitimitetin e tij. Pra nuk diskutohet që ne të vinim në dyshim të drejtën e tij për të qeverisur. Mënyra si ai ka qeverisur dhe zgjedhjet e 2015 na japin ne të drejtën që ai nuk organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pyetja është: Me çfarë legjitimitetit do dalë qeveria 2017-2021.

Si mundet ky kryeministër që ndërkombëtarët e kanë izoluar, nuk ka integrim europian, dyert në Uashington i ka të mbyllura. Ky ka një akt në dorë, të krijojë kushte për zgjedhje dhe të largohet në mënyrë paqësore, përndryshe do jetë humbsi më i madh.

Ka një mundësi të japë dorëheqjen, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shqiptarët nuk i kanë borxh asgjë këtij kryeministri. Ky nuk do qëndrojë dot këtu. Gjithë ky popull nuk mund të qëndrojë sot duarkryq kur ky poi  varfëron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat