Dita e dytë ne protestës/ Cili është skenari i rrezikshëm i PD-së?

Shqipëria

Dita e dytë ne protestës/ Cili është skenari i rrezikshëm i PD-së?

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:40
Protesta e PD-se

Kur protesta e Partisë Demokratike ka hyrë në ditën e dytë të saj, tashmë kanë filluar edhe të ndërtohen plane për mënyrën e vazhdimit.

Sipas Shqiptarja në varësi të reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe lëvizjeve të mazhorancës, opozita pritet ndërmarrë lëvizjen e dytë, që parashikon zhvillimin e një greve urie.

Po ashtu, opozita duket se ka edhe një plan B, i paralajmëruar deri diku dje edhe nga dy përfaqësues të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumçi.

Ristani ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri sa të largohet qeveria, ndërsa Aldo Bumçi ka nënkuptuar kalim në një aksion dhune. Ai tha se nëse Rama nuk largohet butësisht, do të përdoren mjete të tjera për ta larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat