Boçi: Zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë

Shqipëria

Boçi: Zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:47
Luçiano Boçi

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha për mikrofonin e Ora News me gazetaren Manjola Hasa se zgjedhjet mund të shtyhen edhe në vjeshtë.

Boçi përsëriti kërkesën e PD për krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Boçi:  Ka pasur një pjesëmarrje të madhe, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i PD dhe mesazhet kanë qenë të forta. vendosmëria jonë është e palëkundur, për të fituar lirinë dhe demokracinë që është tronditur nga kjo qeverisje.

Qëndresa do vazhdojë, ne i kemi parashtruar kërkesat tona, qeveri teknike dhe sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. PD nuk po kërkon pushtet, ose fitore në tavolinë, por kërkon që qytetari mos cënohet me vullnetin e tij, vullnet që ka qenë i deformuar. Me kriminelë në politikë nuk mund të hyhet në një proces zgjedhor.

Sot jemi para humbjes së shpresës, kërkojmë ta ringjallim, do vazhdojmë, por qëllimi është krijimi i qeverisë teknike. Një qeveri që merr përsipër zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Jemi përpara një krizë ekonomike, përpara krizës së mediat, dhe përpara krizës së vullnetit të qytetarëve pse mos ketë qeveri teknike.  

Nuk ka asgjë të keqe që zgjedhjet të shtyhen edhe në vjeshtë, shtatori është i përshtatshëm si muaj. Nëse gjykohet në tërësi ne e prenojmë shtyrjen e kohës.

Kjo protestë tejkaloi numrat dhe pritshmëritë. Protesta do vazhdojë, qytetarët do jenë tek kjo çadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat