Eksponenti i PD tregon se kush e financon protestën e opozitës

Shqipëria

Eksponenti i PD tregon se kush e financon protestën e opozitës

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 09:48
Protesta PD

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,aktualisht sekretar Organizativ ne PD, Eno Bozdo ka folur ditën e sotme për “News24” për protestën e opozitës.

I pyetur se kush e financon këtë protestë, Bozdo tha se nuk ka financim dhe se janë vetë qytetarët ata që kontribuojnë.

Sipas tij, gjithkush ka dhënë kontributin e tyre me ushqime dhe asistencë. Bozdo foli edhe për procedimin nga ana e policisë, për të cilën tha se nuk shqetësohej, pasi në radhë të parë sipas tij vjen protesta dhe kërkesat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat