Grida Duma: Afati i protestës pa limit

Shqipëria

Grida Duma: Afati i protestës pa limit

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 10:05
Grida Duma

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se protesta që ata kanë nisur nuk ka limit. Ajo tha se do bëhet gjithçka për të imponuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duma: Historia ka treguar që mjaftojnë edhe 100 apo 200 dhe 300. Nuk dua ti referohem shifrave shumë herë më të reduktuara që ka pasur e majta dikur. Për këtë nuk jemi konkurrencë, jemi gjithmonë me shumë. Kjo është një rezistencë që me 1000-2000-3000 veta nuk është aspak e mundshme për të qëne indiferente ndaj saj. Skenaret me sikur nuk janë skenare për politikën, politika i mat të gjitha, prodhon të gjitha aksionet politike që bëjnë ngjarjet të ndodhin. Nuk i lëmë situatat në teorinë e opinionistëve apo analistëve skeptike. Do bëjmë gjithcka që të imponohemi për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka lidhje sot të diskutojmë kush e merr pushtetin. Diskutimi është a e kanë pushtetin për ta dhënë votën aty ku duan? Jo! Me këtë qeveri është e pamundur dhe vetëm kjo duhet realizuar e para. Afati i kësaj proteste është pa limit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat