Basha luan shah me protestuesit në çadër

Shqipëria

Basha luan shah me protestuesit në çadër

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 11:03
Basha luan shah me protestuesit

Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj janë futur në ditën e dytë të protestës kur kryefjalë e saj është qeveria teknike dhe zgjedhje të lira.

Protesta nisi ditën e djeshme në orën 12:00 ku mijëra qytetarë, të ardhur nga e gjithë Shqipëria u ndalën para Kryeministrisë.

Pas fjalimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, u vendos që mbështetësit e PD-së të qëndronin në çadra deri sa të plotësoheshin kërkesat e PD-së.

Kreu i PD-së, Basha ka qëndruar gjatë gjithë natës në çadrën e ngritur para Kryeministrisë bashkë me shumë protestues.

Po si e kanë kaluar mbrëmjen mbështetësit e PD-së bashku me kreun e tyre?

Përveç këngëve dhe valleve, Basha ka gjetur kohë të bëjë edhe një lojë shahu me të pranishmit në çadër. Nuk dihet si ka përfunduar loja, ama ajo çfarë mund të themi është, se lëvizja më e fundit e Bashës, duket se e ka kapur ‘mat’ kryeministrin Edi Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat