Al Jazeera-n e shqetëson flamuri amerikan dhe ai izraelit në protestën e PD-së

Shqipëria

Al Jazeera-n e shqetëson flamuri amerikan dhe ai izraelit në protestën e PD-së

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:15
Protesta e opozitës, Tiranë

Protesta e opozitës, e nisur ditën e djeshme dhe që vijon për një afat të pacaktuar, ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Mes shumë mediave prestigjoze, edhe rrjeti televiziv Al Jazeera, e ka pasqyruar protestën e PD-së. Por më tepër se me kauzën mbi të cilën është ngritur kjo protestë, për Al Jazeeran, lajmi u fokusua tek flamauri i Izraelit, që u pa të valëvitej dje në protestë.

Image

Në një postim në faqen e saj zyrtare në gjuhën angleze, Al Jazeera, e komenton këtë duke thënë:

“Izraeli dhe SHBA, pushtojnë një tjetër vend mysliman”

Siç duket, në vendet e Lindjes së Mesme, valëvitja në protestë e dy flamujve krah njëri-tjetrit, ai i Izraelit dhe i SHBA është parë si një “dorë” e këtyre dy shteteve në Shqipëri./Tema

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat