Boci paralajmëron bojkot të Kuvendit: PD nuk ndalet vetëm tek protesta

Shqipëria

Boci paralajmëron bojkot të Kuvendit: PD nuk ndalet vetëm tek protesta

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 13:58
Deputeti i PD, Luçiano Boçi

Deputeti i PD, Luçiano Boçi i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën e opozitës përpara zyrës së kryeministrit u shpreh se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Boçi paralajmëroi edhe një bojkot të mundshëm të Kuvendit kur u shpreh se tashmë parlamenti është te çadrat e ngritura nga PD përpara godinës së qeverisë. 

"Protesta e opozitës, nuk ka diskutim për numra. Qytetarët janë ata që vendosin sot. Problemet zgjidhen kur respektohen qytetarët, ne duam zgjedhje të lira mos deformohet vullneti i qytetarëve. Një qeveri nuk duhet qa ta shpërfill popullin, pra ndaj qëllimi ynë është qeveria teknike dhe për këtë nuk ndalemi" deklaroi ai. 

Opozita vazhdon protestën në ditën e dytë përpara Kryeministrisë ndërsa pritet që protestuesit të futën në grevë urie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat