Këmbimi valutor në Shqipëri, ndalet rënia e euros në fundjavë

Shqipëria

Këmbimi valutor në Shqipëri, ndalet rënia e euros në fundjavë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 14:54
Banka e Shqipërisë

Në tregun e këmbimit, valutat kryesore euro dhe dollarë këtë fund javë, kanë ndryshur kahet e këmbimit. Euro ka ndalur rënien në këmbim me lekun, ndërsa dollari ka humbur pikë, pas forcimit të pozitave për më shumë se dy javë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të shtunën monedha e përbashkët europiane këmbehet me 135.37 lekë, duke u forcuar lehtë me 0.03 lekë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan këmbehet me 127.14 lekë ose 0.24 lekë më pak se një ditë më parë.

Sipas ekspertëve, kursi i këmbimit do të luhatet në këto nivele, ndërsa në verë pritet që monedha europiane të zhvlerësohet akoma më shumë.

Megjithatë krahasuar me një vit më parë euro tregtohej në nivelin e 138.5 lekëve, rreth 3 lekë më shumë se sot. Rritja e ofertës në euro kryesiht nga investimet e huaja por edhe nga projekte si TAP-i, janë faktorë të cilët kanë ndikuar në zhvlerësimin e monedhës europiane në vend.

Ndërkohe edhe në tregjet ndërkombëtare këmbimi i euros ka njohur rënie duke iu afruar barazimit me dollarin, sidomos pas tronditjeve politike, si Brexit, por edhe si pasojë e krizës bankare në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat