Spahiu: Duhet radikalizuar protesta

Shqipëria

Spahiu: Duhet radikalizuar protesta

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:18
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka thënë se protesta duhet të radikalizohet, por jo të hyhet në grevë urie.

Spahiu tha se një veprim radikal do të ishte që të mos lejohet kryeministri të hyjë në zyrën e tij.

“Ne jemi dhe mbetemi për radikalizimin e protestës, por jo për grevë urie. Duke marrë shkas nga grave që kanë bërë socialistët që u kthye në një grevë qesharake dhe nuk pati asnjë rezultat. Në këtë kontekst do të isha kundër grevës së urisë. Protesta duhet të dalë përtej çadrës, në terren në institucione, në qytete të tjera”, tha ai për mediat shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat