Dashamir Shehi: Shqipëria është mërzitur, sinjali u dha dje

Shqipëria

Dashamir Shehi: Shqipëria është mërzitur, sinjali u dha dje

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 15:34
Dashamir Shehi

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi tha se protesta e djeshme tregoi se Shqipëria është mërzitur me këtë qeveri dhe dje u dha sinjali për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shehi: E rëndësishme është që ne do vazhdojmë. Shqiptarët dolën për një palë zgjedhje që të jenë të ndershme, mos vidhen votat. Si do vazhdojë protesta? Kjo është një çështje që do diskutohet në ditët që vijnë. Kjo tregoi se Shqipëria është mërzitur. Unë gjykoj që kjo është dicka radikale.

Ajo që ndodhi dje ishte radikale. Ajo që pashë dje më dha shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po kërkojmë që votat të numërohen. Protestat duhet të ishin për idetë për zgjidhjet. Të votojmë dhe mos na vjedhin votat. Kjo energji harxhohet në një kohë kur bota e ka certifikuar prej kohësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat