Rama: Çadra në Bulevard, strehë për t'u mbrojtur nga Vettingu

Shqipëria

Rama: Çadra në Bulevard, strehë për t'u mbrojtur nga Vettingu

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 17:10
Kryeministri Edi Rama

(E plotësuar) - Komunikimin e tij javor, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar protestës së organizuar një ditë më parë nga opozita me kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme.

 Duke e quajtur si qesharake arsyen e kësaj proteste, Rama theksoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira e transparente pavarësisht bllokimit të komisionit të reformës zgjedhore pikërisht nga opozita. 

“Më tingëllon qesharake, protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A ka pasur ndonjë shqetësim nga ndonjë partner për cenimi e zgjedhjeve? Absolutisht jo.” Rama ka shprehur respekt për qytetarët që dolën ditën e djeshme në protestë, por ndërsa vlerësoi se edhe ata e duan Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, theksoi se janë pikërisht ata që e organizuan këtë protestë që nuk e duan një gjë të tillë. 

"Të bërtasësh sot për varfërinë, korrupsionin, dhe të jesh kundër reformës e vettingut është kulmi i hipokrizisë, në një mjet për të mbrojtur përfitime personale", u shpreh Rama duke theksuar se "çadrat në Bulevard strehë për t'u mbrojtur nga Vettingu".   

Rama flet për protestën e opozitës: E respektojmë por nuk ka kauzë

Kryeministri Edi Rama, komunikimin javor të së dielës, ia ka kushtuar protestës se PD-se. Rama vlerësoi faktin se e transmetoi live protestën në faqen e tij zyrtare dhe tha se qeveria po e respekton protestën pavarësisht formatit të saj.

“Kush është kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme? A ka pasur shqetësim nga OSBE/ODIHR apo nga ndonjë vend partner për cenim në tentative të zgjedhjeve të ardhshme? Absolutisht jo”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat