Agron Duka: Nuk ka rrugë tjerër veç qeverisë teknike

Shqipëria

Agron Duka: Nuk ka rrugë tjerër veç qeverisë teknike

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 18:21
Agron Duka

Në ditën e dytë të protestës të organizuar nga opozita kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet për televizionin Vizion Plus se nuk ka rrugë tjetër veç qeverisë teknike.

“Portesta do të vazhdojë aq sa të ndihet nga populli në përgjithësi, jo vetëm nga opozita. Njerëzit dolën në protestë jo vetëm për zgjedhjet por edhe për të shprehur pakënaqësitë për sitautën ekonomike dhe arrogancën e pushtetit qendror dhe vendor. Me këtë mazhorancë zgjedhjet janë në rrezik.” 

I pyetur mbi strategjinë e protestës, Duka thotë:

“Strategjia e vetme është kjo: të ngrihet gjithë populli për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.  E vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike. Opozita duhet të sensibilizojë gjithë  popullin shqiptarë mbi këtë teme.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat