Basha: Protesta vazhdon deri në realizimin e kushteve të opozitës

Shqipëria

Basha: Protesta vazhdon deri në realizimin e kushteve të opozitës

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 18:42
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në protestë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të dielën se “vetëm me qeveri teknike mund të arrihet qëllimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Ndërkohë para protestuesve në shesh, Basha deklaroi edhe njëherë se “ne kemi vetëm një kusht dhe vetëm një, zgjedhje të lira e të ndershme”. “Pa zgjedhje të lira e të ndershme ne nuk lëvizim nga këtu pa arritur qëllimin tonë dhe qëllimi jonë arrihet vetëm me largimin e Ramës”, tha Basha.

 Basha nënvizoi se i vetmi kusht që ka opozita për të arritur qëllimin e madh të demokracisë, janë  zgjedhjet e lira e të ndershme.

 Më herët, Partia Demokratike mblodhi kryesinë e saj për të vendosur mbi ecurinë e protestës. Burime të medias bëjnë të ditur se “është rënë dakord për vazhdimin e protestës deri në realizimin e kushteve të opozitës”. Gjithashtu, mediat bëjnë të ditur se është diskutuar edhe për bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat