Fleckenstein, vizitë treditore në Tiranë

Shqipëria

Fleckenstein, vizitë treditore në Tiranë

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 20:54
Knut Fleckenstein

Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, raportuesi Knut Fleckenstein nis të hënën vizitën treditore në Tiranë.

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Fleckenstein ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat