Hyn në ditën e tretë protesta e PD-së, çfarë pritet të ndodhë sot?

Shqipëria

Hyn në ditën e tretë protesta e PD-së, çfarë pritet të ndodhë sot?

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 08:01
Pamje nga protesta e opozitës në Shqipëri

Ka hyrë sot në ditën e saj të tretë protesta e organizuar që mesditën e së shtunës nga deputetë dhe militantë të Partisë Demokratike në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”

Ashtu siç edhe është bërë dy ditë më parë, mësohet se qëndrimi në çadër do të bëhet me turne, ndërsa brenda saj bëhen diskutime mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë. Ndërkohë që nuk ka një afat të caktuar sesa do të zgjasë kjo protestë, ndërsa dje grupi i djathtë parlamentar vendosi se do të ketë përshkallëzim të protestës. 

Bashke me Kryesinë e Partisë Demokratike u mor vendimi se opozita nuk do të kthehet në Parlament derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mësohet se të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat